Sipas meje ka dy lloj vetmish
Se pari kur je vetem , ose do te rrish vetem fill i vetem
Se dyti kur je mes njerzve dhe ndihesh i vetmuar.
E para ka raste kur je vetem dhe nuk ndien nevojen e askujt tregon se vertet ke nevoje te besh nje analize te vetes tende pasi ke nevoje te analizosh e reflektosh per te shkuaren dhe te tashmen, ndersa mund te pergatitesh te ardhmen.
Eshte ajo lloj qetesie qe njeriut i ben mire here pas here te shoh veten dhe ta analizoj me qetesi dhe ftohtesi per gabime apo vendime qe mund te mari.
ka raste te tjera kur je vetem dhe ndien nevojen e njerzve te tjere si shoqeri, familje apo te tjere qe ke rrotull, kjo tregon p[ozitivitet pasi si qenie shoqerore ndoiejme here pas here te jemi prane atyre qe duam me shume , si dhe arrijme te kuptojme vleren e tyre te vertet duke shmangur rutinen e perditshme.
rasti i dyte kur ndodhemi ne mes te njerzve por ndihemi vetem ka te beje me disa aspekte, se pari ne mund te jemi teper te shqetesuar mbi nje ceshtje te caktuar, dhe ndiejme se gjithe mendimet cdo qelize e trupit eshte atje.
Se dyti kohezioni yne me njerzit qe na rrethojne eshte teper i larget, ne nuk i durojme ose kuptojme dhe gjithashtu edhe ata asa na durojne ose kuptojne.
Kjo eshte teper e rrezikshme kur i ndodh njeriut me njerzit e afert pasi rrezikon ta mbyll ate ne vetvete dhe ta ktheje ne nje mine me sahat e cila shperthen e paprogramuar.
Sidoqofte eshte mire qe njeriu te gjeje mundesine te flase me njerez te ndryshem per ceshtje te ndryshme qe e shqetesojne, pra nese ka disa shqetesime dhe nuk i shpreh dot te gjitha tek nje njeri atehere duhet ti shperndaje tek disa njerez.
Ky ishte absolutisht mendimim im personal.........................
__________________ editorial |