Cili ishte shkaku i vdekjes sė Princeshės Diana? Cili ishte shkaku i vdekjes sė Princeshės Diana?
Zėri i Amerikės
01-10-2007
Nesėr do tė fillojė mė nė fund nė Londėr procesi formal pėr tė pėrcaktuar shkakun e vdekjes sė Princeshės Diana, mė shumė se 10 vjet pas ngjarjes tragjike qė tronditi botėn.
Njė juri prej 11 vetėsh do tė pėrcaktojė nėse Diana dhe miku i saj Dodi al-Fajed ishin viktima tė njė komploti apo thjesht tė njė aksidenti tragjik. Procesi do tė zhvillohet nė Gjykatėn Mbretėrore tė Drejtėsisė.
Nė pėrputhje me praktikėn standarde tė Anglisė, nė gjykatė nuk do tė lejohen kamerat gjatė procesit. Njė proces i tillė nuk ėshtė gjyq por mė tepėr njė hetim formal dhe vend tė gjykatėsit ai kryesohet nga njė autopsist.
Diana dhe miku i saj Dodi al-Fajed humbėn jetėn mė 30 gusht 1997 kur makina e tyre u pėrplas brenda njė tuneli nė Paris. Ata sapo kishin dalė nga hoteli Ritz dhe po ndiqeshin nga paparacėt. Princesha u varros pas njė jave me funeral shtetėror nė Londėr.
I ati i Dodit, Mohammed al-Fajed ia hodhi fajin pėr vdekjen e tė dyve, bashkėshortit tė mbretėreshės, Princit Filip dhe shėrbimeve tė fshehta britanike. Por hetimet e policisė treguan se faji ishte i shoferit tė makinės dhe lanė tė kuptohej se ai ishte i dehur. (ze)
Paraqet:Sabri Selmani |